Kreu i bandës muzikore i përjashtua nga funerali i Philip pasi shiste videot intime me gruan në faqet pornografike (fotot)

24/04/2021 15:45

Një ushtarak i lartë britanik raportohej sot se ishte përjashtuar nga funerali zyrtar i princit Philip pasi krerët e ushtrisë zbuluan se bashkë me partneren e tij, shpërndanin videot e tyre të seksit në rrjetet pornografike.

Leitnanti Harry Sutton, nga Derby, ishte caktuar më parë si drejtues i bandës së Gardës në funeralin e Dukës së Edinburg në kështjellën Windsor në fillim të muajit.

32-vjeçari tha më herët se ishte “një nder për të” të drejtonte bandën, por ishte tërhequr duke u justifikuar se “kishte derdhur kafe në uniformën e tij ceremoniale”, shkruan The Sun.

Por tashmë mësohet se Sutton ishte skualifikuar momentet e fundit pasi shefat e tij ishin vënë në dijeni se bashkë me partneren e tij Gemma Nixon shisnin videot e tyre të seksit për rrjetet pornografike.

Sutton u zëvendësua momentet e fundit nga majori Scott Fitzgerald.

Aktiviteti i tij pornografik ishte zbuluar gjatë “vettingut” që po i bëheshin pjesëmarrësve në paradën madhore të funeralit.

Një burim tha për të përditshmen: “Harry u trondit shumë por e pranoi vendimin. Ai nuk kishte bërë diçka të paligjshme por e kupton vendimin e ushtrisë. Ishte një vendim i vështirë por Ushtria nuk dëshironte çështje të tjera që të largonin vëmendjen nga dita solemne e funeralit të Dukës së Edinburg”.

FOTO GALERI
3/9
Aktiviteti i tij pornografik ishte zbuluar gjatë “vettingut” që po i bëheshin pjesëmarrësve në paradë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA