Horror në festën e beqarisë/ ‘Dhëndri’ e dy vajza vdesin nga shembja e urës (fotot)

24/04/2021 16:40

Dhëndri në pritje Andrey Bukvetsky dhe dy vajza të ftuara në festën e tij para martesës, kanë vdekur pas shembjes së një ure në lindje të Rusisë. Mrekullisht tre vajza të tjera shpëtuan pasi makina u zhyt në ujë.

Bukvetsky po drejtonte makinën me grupin që po shkonin në festën para martesës së tij, por një urë e drunjtë mbi të cilën ata kaluan u shemb nga pesha e makinës duke përfunduar në ujërat e lumit.

Tre vajza arritën të shpëtonin  nga xhami i pasëm i thyer i mjetit, ndërsa Bukvetsky mbeti i vdekur bashkë me dy pasagjerë.

Trupi i një vajze të gjetur brenda makinës u identifikua si Alina Pashkova.

Ndërsa dhëndri dhe një tjetër vajzë e quajtur Svetlana u morë nga rryma e ashpër e lumit në aksidentin shokues, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur.

Ura e drunjtë ishte ndërtuar së fundmi por u shemb nga pesha e makinës, thonë raportimet nga rajoni lindor rus Primorsky.

Modelja 25 vjeçare Darya Kornilova, ishte mes të mbijetuarve. Në një postim ajo shkruante: “Jam gjallë. Arrita të dal nga dritarja e pasme e makinës”.

Më herët Kornilova postonte në rrjetet sociale sesi grupi po përgatiteshin për festën e beqarisë, duke mbushur makinën e tyre Lexus me pije.

Ajo dhe dy vajzat e tjera të mbijetuara raportohej se ishin në “gjendje të keqe fizike e psikologjike” por kishin dhënë dëshminë e tyre në polici për shembjen e urës mbi lumin Arsenyevka.

Sipas raportimeve, shoferi “ishte përpjekur të kthehej prapa” kur struktura e drunjtë kishte nisur rënien nga pesha mbi të, “por ishte tepër vonë” thonin mediat.

Dyert e makinës ishin të mbyllura në momentin e katastrofës por dritarja e pasme ishte thyer në momentin e shembjes së urës, duke lejuar që tre prej pasagjerëve të dilnin prej saj.

Prej disa ditësh grupet e shpëtimit po kërkojnë trupat e të humburve. /TheSun/

FOTO GALERI
5/5
Dhendri organizator Andrey Bukvetsky besohet i vdekur ne aksident

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA