Celibashi jep këshillat e fundit: Votuesi s’do lejohet të futet në QV me telefon

24/04/2021 16:41

Pamjet e tilla, të cilat u transmetuan në emisionin Breaking në Top News ku kandidati i LSI Etion Joka shfaqet duke dhënë para në këmbim të votës, por edhe akuzat e ndërsjellta të partive garuese ne zgjedhje për shitblerje votash, kanë detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndalojnë futjen e zgjedhësve me telefon në dhomën e fshehtë të votimit.

“Si ai qe e shet votën si ai qe e blen është ne pozitën qe do ketë penalitete dhe sanksione shume te renda. Ne ditën e votimit asnjë votues nuk duhet te paraqitet me telefon celular ne qendrën votimit, nuk do lejohet. Kushdo qe shfaqet me telefon do konsiderohet si tentative per te fotografuar votën”, u shpreh Celibashi.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u kujdes te sqaroje se si do te behet evidentimi i votuesve, të cilët tentojnë te fotografojnë votën.

“Ne nuk kemi asnjë autoritet per te bere kontroll fizik. Askush nuk do ta kontrolloje ate nëse ne xhepat e tij apo ne çante ka apo ska telefon. Nese ne s’te shohim me telefon ne dore presupozohet qe ti nuk ke telefon me vete, por çdo gjest qe tregon qe ti je ne posedim te një telefoni celular dhe e prezanton kjo do përbeje tentative per te fotografuar votën”, thotë Celibashi.

Ne 5.199 qendra votimi krahas bazës materiale janë marrë ne dorëzim edhe pajisjet per identifikimin biometrik të zgjedhësve. Problematikë është hasur vetëm në 100 qendra votimi në zona te thella rurale.

“Pra vetëm në 100 qendra votimi nga 5. 199 kryesisht ne pjesën verore te Shqipërisë, akoma nuk kemi operator te caktuar. KQZ po punon per ketë process, per te gjetur mundësinë qe edhe ne këto 100 QV te caktojmë operator”, shprehet Ilirjan Celibashi.

Per herë të parë në këto zgjedhje do të aplikohet edhe votimi dhe numërimi elektronik vetëm ne njësinë numër 10 në Tiranë. Kryekomisoneri garantoi qytetarët për sigurinë dhe fshehtësinë e votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA