Super-trafikanti shqiptar kapet në SHBA pasi krijoi ‘nëndetësen’ e kalimit të drogave përmes Atlantikut (fotot)

23/04/2021 16:49

43 vjeçari Ylli Didani akuzohet se ka punuar në krijimin e një prototipi nëndetëseje për transportimin e drogave nga SHBA, përmes oqeanit Atlantik, të kompletuar me pajisje nënujore dhe antenë GPS.

Rrjeti britanik DailyStar shkruante sot se krye-trafikanti ka ndihmuar një tjeter biznesmen në ndërtimin e nëndetëses së drogave, për kalimin e kokainës përtej Atlantikut, në kuadër të organizates se tij ndërkombëtare që trafikonte rreth $100 milionë në vit, në vlerë kokaine.

Ylli Didani u shpall fajtor dje nga një gjykatë federale në Michigan, SHBA për konspiracion në shpërndarjen e kokainës.

Prokurorët thanë se Didani drejtonte një rrjet global që shpërndante kokainë në 15 vende, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara.

Shqiptari besohet se bashkëpunonte Marty Tibbitts, drejtor i kompanisë së shërbimit ndaj klientit Clementine Live, me bazë në Detroit.

Sipas akuzave Tibbitts dhe Didani po punonin për prototipin e nëndetëses që do të transportonte drogat përmes Atlantikut.

Sipas planit të dy trafikantëve, nëndetësja e tyre do të montohej në fund të një anijeje komerciale dhe më pas do të shkëputej në distancë kur të afrohej pranë brigjeve të Evropës.

Drogat më pas do të merreshin nga një barkë peshkimi, e kontrolluar nga bashkëpunëtorët e  Didani, thanë hetuesit.

Autoritetet raportohet se kanë ndjekur Didani që prej vitit 2015 kur u ngritën dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta ndërkombëtare.

Ai eshte arrestuar me heret ne 2009 si trafikant i dyshuar drogash, por akuzat e policise u terhoqen.

Ai dyshohet për pastrim parash dhe trafikim drogash, ndërsa prokurorët thonë se kanë prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

Ata prezantuan në gjykatë shuma të mëdha parash, armësh të sekuestruara nga të akuzuarit.

Prokurorët thonë se pagesa elektronike prej rreth $550,000 janë bërë për Didani nga qershori 2016 deri në dhjetor 2017 për blerje të dyshuar kokaine.

Didani është arrestuar më 31 mars në Karolinën e Jugut por po gjykohet në Michigan, duke u mbajtur në burgun e Midland County.

FOTO GALERI
1/6
Nendetesja e telekomanduar e drogave

Top Channel