Plagosi me thikë 30-vjeçarin, arrestohet autori

23/04/2021 17:45

Autori që plagosi me thikë 30-vjeçarin ditën e sotme me thikë është kapur.

Ai është identifikuar si A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Fier

Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier. Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D. Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

Top Channel