Oficerët në SHBA ndalojnë kolegun e tyre që godiste me grushte gruan e prangosur (video)

23/04/2021 18:39

Dënimi i ish-policit të Minneapolis, Derek Chauvin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd ka shkaktuar reagime të përziera në SHBA, teksa disa oficerë e kanë pritur keq pasi i tremben dhënies së llogarisë për dhunë e tepruar gjatë kryerjes së detyrës.

Një situatë e tillë mund të ketë ngjarë në pamjet e videos se shpërndarë së fundmi në rrjet, ku dy oficerë të policisë së Orange County, Kaliforni, ndërhyjnë për të ndaluar që kolegu i tyre të ndalojë goditjen me grushte ndaj një gruaje të prangosur, gjatë arrestimit per nje trazire ordinere.

Pamjet dramatike të marra me celular tregojnë gruan e prangosur, 34 vjecaren Ciomara Garcia, që i reziston arrestit duke tentuar të godasë oficerin në mes të këmbëve. Por ai kthehet duke e goditur me grushte, para se oficerët e tjerë të ndërhyjnë duke e përmbajtur.

Gjatë zhvillimeve dëgjohen rezidentët që i kujtojnë oficerëve që janë duke filmuar skenën.

Një dëshmitar tha se fillimisht Garcia ishte duke shëtitur me qenin e saj, kur një burrë me biçikletë u afrua, duke bërë që Garcia të trembej se mos i lëndonte qenin. Pas një konflikti qe nisi mes të dyve, personi me biçikletë u kthye i shoqëruar nga policët, edhe pse dëshmitarët thonin se nuk kishte ndodhur asnjë sulm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel