Mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë/ Themeluesi i kriptomonedhës ‘THODEX’ arratiset me 2 mld dollarë, dyshohet se ka ardhur drejt Shqipërisë

23/04/2021 10:38

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, pasi ka marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë është arratisur. Paraprakisht dyshohet se vendstrehimi  tij është Shqipëria ose Tjlanda.

Dyshimet për arratisjen e tij janë ngritur pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill. Mediet lokale turke raportojnë se të mërkurën në mbrëmje Özer u largua nga aeroporti i Stambollit në drejtim të paditur dhe theksojnë se vendstrehimi i tij i ri është Shqipëria ose Tajlanda.

Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.

Nuk ka pasur qasje në faqen e internetit të Thodex për më shumë se 24 orë. Qindra mijëra përdorues nuk mund të kenë akses në portofolet që mbajnë pasuritë e tyre kripto ose paratë e parave të gatshme“, i tha AFP Oguz Evren Kiliç, një avokat që përfaqëson një numër të paspecifikuar të përdoruesve të Thodex, ndërsa shtoi se: “Ne kemi filluar procedurat ligjore dhe kemi paraqitur një ankesë në zyrën e prokurorit.”

Raportohet se zhdukja e tij, nuk ka ardhur pa paralajmërim pasi 28 vjeçari kishte njoftuar përdoruesit se për shkak të një update në sistem ata nuk do të mund të përdornin llogaritë e tyre për 6 orë fillimisht.

Özgur Evren Kiliç, një nga avokatët e viktimave tha se edhe pse investitorët ishin paralajmëruar paraprakisht për vonesat, në moment që nuk mundën të logojnë në llogaritë e tyre dhe faqja u mbyll plotësisht, kanë filluar të ngrenë padi kundër Özer në provincat ku ndodhen, duke paralajmëruar një betejë të madhe ligjore për biznesmenin turk.

Në THODEX janë gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Ozer me zhdukjen e tij ka realizuar mashtrimin më të madh në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë.

Skandali me kriptomonedhat, përkeqëson një botë e cila është diçka relativisht e re në Turqi. Me rritjen e inflacionit në vend vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë shumë qytetarë janë përpjekur që të mbrojnë kapitalin e tyre duke investuar në monedhat digjitale. Shumë prej tyre të magjepsur nga jeta luksoze e 28-vjeçarit nga Bosfori, investuan në rrjetin e tij, duke bërë që atij të mos i duhet shumë kohë dhe të bëhej më e madhja në vend.

Por zhdukja e tij dhe mashtrimi i madh i të riut turk, paralajmëron edhe skandale politike ku në qendër të tyre është edhe ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu, pasi ai i fundit ishte shfaqur në një foto në krah të tij, edhe pse ministri ka mohuar ta njohë ose të ketë lidhje me të.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA