Lirohet 67 vjeçari me ngjyrë nga Louisiana, pas 20 vjet burg për vjedhjen e dy këmishave (fotot)

23/04/2021 21:44

Një burrë i moshuar nga New Orleans shpreson tashmë të nisë një kapitull të ri të jetës me lirimin nga burgu, pasi kreu dënimin e tij 20-vjeçar për vjedhjen e dy këmishave.

Sipas grupit të të drejtave Innocence Project New Orleans (IPNO), 67 vjeçari Guy Frank, kishte marrë dënimit e tmerrshëm pasi tentoi të vidhte dy këmisha nga dyqani ‘Saks Fifth Avenue’, kur ishte gjatë varësisë së tij nga heroina. Ai kishte pranuar menjëherë akuzat.

Në kohën kur ndodhi krimi, vjedhja e rrobave konsiderohej krimi i dënueshëm, ndërsa prej vitit 2010 nuk dënohet më me burg në SHBA.

Frankut iu dha dënimi i padrejtë sipas ligjit të shkeljes së përsëritur në Louisiana, i cili mund të dënojë njerëzit me dekada në burg edhe kur nuk janë të dhunshëm.

“Ai mori këtë dënim mizor megjithë nuk kishte qenë asnjëherë kërcënim për njeri, vetëm kishte vjedhur sende të vogla. Rasti i tij tregon sesi njerëzit e varfër dhe me ngjyrë preken në mënyrë joproporcionale nga dënimet ekstreme. Nuk mund të imagjinosh se një person i bardhë do të merrte dënim të tillë për këtë krim”, tha në një deklaratë IPNO.

Me pjesën e mbetur të jetës para tij, Frank do të marrë mbështetje nga IPNO.

Ai thotë se shpreson të bëhet ndihmës prift për të ndihmuar të rinjtë e paavantazhuar të marrin vendime të mira në jetën e tyre.

Top Channel