Ftesë në 5/ “Shqipëria me fat që ka një si Rama për komunikim”, deklarata që ndezi debat në studio

23/04/2021 18:21

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për fushatën e 2021 në aspektin komunikues, sloganet, spotet e veshjet e liderëve nëpër daljet e tyre.

Jerina Lalaj e quajti kryeministrin Rama mjeshtër të fjalës, duke e konsideruar në tërësi të gjithë fushatën e këtij viti si një fushatë të metaforave.

“Mendoj që për një vend si Shqipëria, një komunikues si zoti Rama është fat. Si komunikues dhe po e përforcoj. Të çosh një vend si Shqipëria të komunikojë në 2021 me këto lloj standardesh, me thënë të drejtën është një hap i madh”, u shpreh Jerina.

Menjëherë reagoi Edlora Gjoni, sipas së cilës batutat nuk përkthehen gjithnjë në mjeshtëri fjale.

“Kush është tjetër si zoti Rama? Ka ndonjë konkurrent në glob apo është i vetëm”, u shpreh ajo.

Top Channel