Frikë për jetën, Navalny i jep fund grevës së urisë!

23/04/2021 17:08

Lideri i burgosur i opozitës ruse duket ka vendosur t`ia vërë veshin paralajmërimit të mjekëve, të cilët insistuan se duke refuzuar ushqimin, problemet e tij po rëndoheshin deri në atë pikë sa t`i rrezikohej jeta.

Navalny njoftoi së fundi do t’i japë fund grevës së urisë pas marrjes së ndihmës mjekësore. Ai sqaroi përmes një postimi në Instagram në ditën e 24 të grevës së urisë, se  ai do të vazhdojë më kërkesën që të vizitohet nga mjeku i tij, për trajtimin e humbjes së ndjeshmërisë në këmbë dhe në krahë. Megjithatë, pohoi se nuk do ta refuzojë më ushqimin pasi të vizitohet nga mjekë që nuk janë të burgut ku ndodhet.

“Falë mbështetjes së madhe të njerëzve të mirë në të gjithë vendin dhe në të gjithë botën, ne kemi bërë përparim të madh“, shkruante 44-vjeçari. Politikani i arrestuar në fillim të këtij viti, po vuan një dënim prej 2 vitesh e gjysmë heqje lirie.

Ai e nisi grevën e urisë në 31 mars, në formë proteste ndaj faktit që autoritetet e burgut nuk e lejuan të vizitohej nga mjekët e tij, pasi ndjente dhimbje të forta në shpinë e mpirje të këmbëve.

Mendohet se protestat masive të së mërkurës duket i kanë nxitur zyrtarët rusë t’i siguronin Navalni ndihmën mjekësore që kishte kërkuar që në fillim të grevës së urisë. Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Moskën se do të kishte pasoja për të, nëse Navalny do të vdiste.

 

 

Top Channel