Sulm rus me dronë ndaj dy trenave në Ukrainë, të paktën 13 të vrarë dhe 10 të plagosur Pas pohimeve se presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të hedhë një hap të cilin Washingtoni e ka shmangur me kohë, njohjen e genocidit armen, pritet reagimi i presidentit turk Rexheo Tajip Erdogan, dhe ai nuk vonoi.
Erdogan mblodhi me urgjencë bordin e lartë të këshillimit, ndërsa e bëri sërish të qartë qëndrimin e vendit të tij sa i takon eventeve të 1915-tës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të vërtetën rreth atyre ngjarjeve”, ka thënë Erdogan.
Nëse Biden e përdor vërtet termin genocide në deklaratën që pritet të bëjë në 24 prill, do të shënonte të parën herë që SHBA-ja i bën këtë lloj përcaktimi masakrave të armeneve gjatë viteve të fundit të perandorisë osmane. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjeve dypalëshe me Turqinë, në minutën e fundit, presidenti amerikane edhe mund të tërhiqet nga përdorimi i këtij termi.
Në vitin 2019, Senati i SHBA-së miratoi një rezolutë jo-detyruese duke njohur vrasjet si një gjenocid, një vendim ky që e zemëroi shumë Ankaranë. Turqia e pranon që në përleshje me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore u vranë një numër i madh armenesh, por kundërshton shifrën 1.5 milionë dhe mohon që vrasjet ishin orkestruar sistematikisht dhe se përbëjnë një genocid.
Top Channel