Aristokratja italiane që vrau bashkëshortin trashëgimtar të Gucci, portretizohet në ekran nga Lady Gaga (fotot)

23/04/2021 15:38

Aristokratja italiane që urdhëroi vrasjen e bashkëshortit të saj, trashëgimtar të grupit të veshjeve Gucci, do të luhet nga Lady Gaga në një film të ri për jetën e saj.

72 vjeçarja Patrizia Reggiani është dënuar me 26 vjet burg në gjyqin e 1998 për komplotin e vrasjes së Maurizio Gucci. Çifti ishin konfliktuar mbi vendimin e Maurizios për shitjen e biznesit të familjes, dhe më vonë ai u nda nga Reggiani për të shkuar me një tjetër grua.

Prandaj Patrizia pagoi një pronar pizerie 300 000 dollarë për të qëlluar bashkëshortin në kokë, në vitin 1995.

Ajo që njihet në Itali si “vejusha e zezë” është liruar nga burgu në 2016 dhe prej atëherë pozon për gazetarët në rrugën e famshme të shopping-ut në Milano, Monte Napoleone, duke u mburrur se burrin e vrau sepse ai “e irritonte”.

Patrizia Reggiani, 72, (djathtas) u dënua me 29 vjet burg në 1998 për porositjen e vrasjes së Maurizio Gucci (majtas).

Këto komente kanë nxitur regjizorin e Hollywood, Ridley Scott të bëjë një film për jetën e saj, që është aktualisht duke u xhiruar në Itali me rolet kryesore të luajtura nga Adam Driver si Gucci, dhe Lady Gaga në rolin e vrasëses Reggiani.

Por në një tjetër të papritur në jetën e Reggiani, dje mediat në Itali thonin se disa nga miqtë e saj po hetohen për pretendimet se i kanë vjedhur asaj me manipulim rreth 3 milionë euro.

Policia bastisi dje shtëpinë e Loredana Cano, ish-shoqe qelie e Reggiani, dhe më pas asistente e saj personale, pas lirimit.

Mediat vendase thonë se Cano e prezantoi Reggiani-n me Daniele Pizzi, i cili mori menaxhimin e pronave të saj në Milano me vlerë €14milionë, dhe rreth  €4milionë në para të thata.

Zyrat e menaxherit Pizzi gjithashtu u bastisën por ai mohon çdo shkelje.

Reggiani vjen nga një familje e pasur dhe ka trashëguar miliona nga nëna e saj që vdiq dy vjet më parë.

Ndërsa trashëgimia e Gucci shkoi për dy vajzat e tij dhe Reggiani-t pas vdekjes.

Avokati i dy bijave Golino tha për The Times: “Reggiani nuk kishte asnjë para kur ra në burg por trashëgoi miliona kur i vdiq e ëma në 2019.”

“Prandaj Cano deh te tjeret krijuan një rreth protektiv rrotull Reggiani, për ta parandaluar të kishte kontakte me të tjerë, që mund të ndërhynin te paratë e saj të reja,” shton Golino.

Në 1998, Reggiani u shpall fajtore si urdhëruese e vrasjes së bashkëshortit 46-vjeçar, nipi i themeluesi i shtëpisë së modës Guccio Gucci.

Reggiani raportohet se ishte tërbuar që burri i saj takohej me një tjetër grua deh trembej për trashëgiminë prej $170 milionë të dy vajzave, nëse ai rimartohej.

Kështu që ajo pagoi Benedetto Ceraulo, një pronar pizerie i zhytur në borxhe, që qëlloi për vdekje në shkallët e zyrës së tij në Milano.

Në gjyqin që fiksoi të gjithë Italinë, Reggiani vinte çdo ditë e veshur nga koka te këmbët me veshje dhe aksesorë Guçi.

Në vitin 2017, një gjykatë i dha asaj të drejtë të kishte 1 milionë euro nga pasuria e ish-bashkëshortit.

Filmi i ri për jetën e saj pritet të publikohet më 24 nëntor. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/8
Adam Driver luan rolin e Gucci në skenën e vrasjes.

Top Channel