Shpëtohet ariu jetim që përkëdhelej me punonjësit e minierës së arit në Arktik (fotot)

22/04/2021 15:27

Një mision shpëtimi i ka shpëtuar jetën një ariu polar jetim, që sillej si një qen, duke u afruar me punonjësit e një miniere ari n Arktik.

Këlyshi miqësor kishte mbetur jetim në ishullit e largët rus Bolshevik pas vdekjes së nënës.

Por bisha e vogël e uritur u josh nga era e gatimit në komunitetin e minatorëve dhe lutej për t’u ushqyer.

Gjatë disa muajve kafsha e egër u zbut nga minatorët që u kujdesën për të, edhe pse rregullat strikte ndalojnë ushqimin e arinjve polarë pasi me këtë, ata humbasin aftësinë për të kapur prenë në gjuetinë natyrale.

Në pamje arushi shihet që ngjitet në shkallët e impjantit Severnaya Zemlya në arkipelagun arktik, para se të kërcejë duke përqafuar një nga minatorët.

Këlyshi femër kaloi disa muaj duke jetuar afër me njerëzit dhe tashmë ka marrë tiparet e sjelljes së një qeni, thonë vendasit.

Por minatorët shpejt mbaruan shërbimin e tyre në minierë dhe duhet të ktheheshin në tokën kontinentale.

Andrey Gorban, drejtori i kopshtit zoologjik Royev Ruchei Zoo në Krasnoyarsk, drejtoi operacionin e shpëtimit: “Punonjësit na kontaktuan kur mbaruan shërbimin e tyre pasi në bazën e largët nuk ka lidhje komunikimi.

“Na thanë se këlyshi kishte mbetur atje vetëm, ne shpresonim që të kishte ushqim të mjaftueshëm në mbeturinat, para se të nisnim operacionin e shpëtimit”, tha ai.

Kopshti zoologjik dërgoi një helikopter në ishulln Bolshevik dhe pasi gjetën ariun e vetmuar e kanë transportuar atë drejt Moskës, ku së shpejti do të merret vendimi për strehimin e tij të përhershëm.

Ariu nuk do të lëshohet në botën e egër pasi ka pasur shumë kontakt me njerëzit dhe nuk do të mbijetonte.

“Për fat te mirë a të keq, ata e kanë ushqyer kafshën e egër dhe e kanë zbutur. Këlyshi nuk ka shanse mbijetese në botën e egër”, shtoi  Gorban.

FOTO GALERI
2/7
Këlyshi miqësor kishte mbetur jetim në ishullit e largët rus Bolshevik pas vdekjes së nënës.

Top Channel