Shpërthejnë trazirat në Rusi, qindra të arrestuar

22/04/2021 17:44

Më shumë se 1700 protestues në Rusi përfunduan na pranga pas protestave masive që kanë shpërthyer në mbarë vendin për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

Tubimi më i madh u zhvillua në Moskës ku mijëra vetë iu drejtuan qendrës së qytetit, e ku disa persona u arrestuan që përpara se të niste mirë protesta. Mes tyre, kishte dhe bashkëpunëtorë të Navalnyt, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar aq sa mjekët thonë se jeta e kryeopozitarit rus, është në rrezik.

Protestat mbarëkombëtare u mbajtën vetëm disa ditë pasi autoritetet ruse filluan procedurat për të mbyllur e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), me pretendimin se ajo është një organizatë “ekstremiste”.Për shumë vite, FBK e Navalnyt e ka tronditur Kremlinin me hetimet e saj për pasurinë e pashpjegueshme të zyrtarëve të lartë, përfshirë atë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Organizata Human Rights Watch dënoi goditjen ndaj protestuesve, duke e quajtur krejtësisht të pajustifikuar”. Është e paqartë nëse demonstratat ishin të po atyre përmasave dhe intensiteti sikurse protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në janar pas arrestimit të zotit Navalni, kundërshtari kryesor i Presidentit Vladimir Putin. Vlerësimet mbi pjesëmarrjen ndryshonin shumë. Policia e Moskës tha se 6,000 vetë demonstruan në kryeqytet, ndërsa një vëzhgues tha për kanalin YouTube të zotit Navalni se bëhej fjalë për një turmë prej rreth 60,000 vetësh.

Top Channel