Nisen të vrasin ambasadorin kinez, vdesin 5 të tjerë

22/04/2021 17:38

Shpërthimi i një bombe në parkimin e një hoteli luksoz në Kueta të Pakistanit shkaktoi të paktën 5 të vdekur e 12 të plagosur, por ai që mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, ambasadori kinez në vend, shpëtoi pa asnjë lëndim.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Përgjegjësinë e sulmit e mori Grupi Tehrik-e Taliban (TTP), apo talebanët pakistanezë sic njihet ndryshe. Ministri i brendshëm i Pakistanit, Sheik Rashid Ahmed, tha se ky ishte qartazi një “akt terrorist”.

Ambasadori ishte në hotel kur ndodhi shpërthimi dhe gjendej në një takim.Zyrtarët kinezë nuk komentuan menjëherë për incidentin. Kueta është kryeqyteti i Provincës së Baluçistanit, të kufizuar me Iranin dhe Afganistanin, e cila është mjaft e pasur me burime natyrore por që është rrënuar në vite nga dhuna sektare, sulmet nga militantët islamikë dhe kryengritje separatiste që ka shkaktuar mijëra viktima që prej viti 2004.

Atje është shtuar shumë pakënaqësia me Pekinin sidomos pasi investimet kineze në kuadër të projektit 60 miliardë dollarësh të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, nuk u ofruan banorëve thuajse aspak përfitime.

Top Channel