“Mos more se është fëmijë”, polici qëllon e vret adoleshenten

22/04/2021 16:44

Disa orë pasi turmat e njerëzve në Minneapolis festuan dënimin e policit Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, një protestë shpërtheu në Ohio ku një efektiv policie qëlloi e vrau një 16-vjeçare, që po sulmonte një vajzë tjetër me thikë në dorë.

Policia vendase nxori pamjet filmike të kamerës trupore të policit, në të cilat shihet se adoleshentja e zemëruar vrapon drejt një vajze tjetër duke i treguar thikën ndërsa efektivi vërtet: hidhe poshtë e pastaj qëllon katër herë mbi të. Ma’khia Bryant shembet përdhe ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e një burri: Mos more, çfarë bën po është thjesht një fëmije!

Një hetim ka nisur dhe për policin në fjalë i cili është pezulluar për momentin. Të afërm te adoleshentes pretendojnë se ishin vajzat e tjera që e kishin sulmuar të parat, dhe ajo po kundërpërgjigjej. Vajza u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA