Mizori nga bota e egër/ Luani bie ‘i therrur’ nga briri, pas një orë duel vdekjeje me bufalon (fotot)

22/04/2021 21:02

Këto janë momentet dramatike kur një luan i rritur bie përtokë i vrarë nga briri, pas një beteje të zgjatur e vetëmohuese me një bufalo, në rezervatin kombëtar natyror Luangwa në Zambi.

Në pamjet e rralla shihet përballja deri në vdekje mes dy kafshëve gjigande, në fund të së cilës felini i përgjakur bie përtokë prej plagëve të kundërshtarit më te fuqishëm.

Fotografi Matt Armstrong-Ford thotë se ishte rreth 30 metra larg dy bishave kur dëshmoi duelin e rrallë.

Në një prej pamjeve luani shihet që kapet me kthetra pas bufalos, i cili është të paktën tre herë më i rëndë, por përfundon i therrur nga briri i bovinit.

Fotografi 31-vjeçar skocez e përshkruante betejën si një ndeshje boksi mes dy peshave të rënda.

Ai kujtonte: “Kur ne arritëm, pamë luanin që ishte kapur me kthetra në turirin e bufalos. Për rreth orë ata të dy i suleshin njëri-tjetrin në intervale pesë minuteshe dueli, thuajse njëlloj me një ndeshje boksi. Në intervalet e pushimit, ata vetëm shikonin njëri-tjetrin, duke pritur që kundërshtari të bënte lëvizjen e sulmit.”

“Rrjedhimisht pas duelit të gjatë, të dyja kafshët arritën në pikën e stërlodhjes, kur një tjetër bufalo gjigand doli nga shkurret për t’i dhënë fund zhvillimeve duke i ngulur bririn luanit të lodhur”, thotë fotografi dëshmitar.

Por ai shton se çuditërisht luani nuk vdiq menjëherë, dhe arriti të gjuante pre atë natë. Ai u gjet i vdekur dy ditë më vonë, me sa duket i sulmuar nga hijenat, që kanë ndjerë erën e plagëve të tij.

Skocezi shton: “Ishte diçka e dhimbshme dhe emocionale, veçanërisht pasi ne e njihnim atë luan. Asnjë nga ne nuk merrte frymë gjatë përleshjes. Episodi na ezauroi emocionalisht dhe mendërisht”.

Bufalot meshkuj konsiderohet si nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Vendasit i quajnë ato ndryshe “vdekja e zezë” ose “bërësit e vejushave”, pasi vrasin rreth 200 njerëz në vit.

Amstrong-Ford shtoi: “Imazhet tregojne se natyra do te mbijetoje e lulezoje me ciklin e saj te jetes e vdekjes, nese ne nuk nderhyjme ne te.”

FOTO GALERI
3/8
Fotografi Matt Armstrong-Ford thotë se ishte rreth 30 metra larg dy bishave kur dëshmoi duelin e rrallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA