Investigimi/ Bandat rumune që blejnë e grabisin minorenet për trafik në Britani (Pjesa 2-Fotot)

22/04/2021 21:54

E përditshmja britanike ‘TheSun’ ka publikuar një investigim rrënqethës mbi bandat rumune të trafikimit të vajzave minorene per prostitucion, me ekspertë të krimit që u infiltruan me trafikantët e prostitucionit si në Angli dhe në vendin e origjinës, Rumani.

Një prej tyre, Radu Nicolae, drejtues i qendrës se edukimit Syene në kryeqytetin rumun Bukuresht, arriti të intervistoi anëtarë të bandave në burgjet e Jilava, Rahova, Giurgiu e Poarta Alba prej vitit 2018, shkruan TheSun.

Fenomeni kriminal është i përhapur në vendet e varfra, primitive e të paarsimuara, mes të cilave dhe Shqipëria. Radu zbuloi se në disa raste në Rumani, vajzat ishin shitur nga prindërit e tyre, ndërsa të tjera bindeshin të vendoseshin jashtë shtetit prej premtimeve të “të dashurve” për martesë dhe jetë më të mirë në Britani.

Radu tregon: “Abuzuesit thonë se Britania ka klientë të mirë dhe shumë para. Një prej tyre më thoshte se zhvendosej nga një qytet në tjetrin pasi klientët kërkonin femra të ndryshme. Ky model biznesi ishte shumë fitimprurës pasi klientët paguanin deri në 400-500 paundë për shërbime të ndryshme prostitucioni.

“Trafikantët kërkojnë njerëz të varfër e të dobët, dhe besoj se Covid-19 i k përkeqësuar gjërat në Rumani”. Ka zona të tëra rurale shumë të varfra, pa mundësi, me familje kur alkooli dhe dhuna është diçka normale”.

“Fëmijët e këtyre familjeve nuk e kuptojnë se tmerri i Rumanisë mund të jetë më mirë se tmerri i Britanisë. Ato thjesht duan të shpëtojnë nga ferri ku jetojnë.”

Në korrik në Britani u burgosën vëllezërit Ilcic Dumitru, 19 vjeç, e Ioan Dumitru, 24 vjeç, pasi detyronin një vajzë “skllave seksi” të shkonte me rreth 15 burra çdo ditë.

Ata kishin bindur viktimën e tyre 20-vjeçare të vinte me avion në Londër me premtimet për punë në fabrikë, por e kishin rrahur e i kishin marrë asaj dokumentet kur refuzoi të zbatonte urdhrat e tyre.

Trafikantet Ilcic (djathas), e Ioan Dumitru

Në gjykatë u tha se vëllezërit ruminë përfirtonin rreth 1000 paundë në ditë nga vajza që detyronin të zinte burra në rrugë.

Ata e kishin detyruar gjithshtu të prostituonte edhe kur ishte shtatzënë me beben e një klienti.

Vajza arriti të shpëtonte kur iu dhimbs një burri i cili i dha celularin për të folur me familjen e saj në Rumani, të cilët më pas njoftuan policinë.

Ilcic Dumitru u burgos për 15 vjet për trafikim deh shfrytëzim seksual, pengmbajtje, skllavëri të paligjshme dhe dhënie drogash të kategorisë A, kokainë.

Ioan Dumitru u burgos për 16 vjet për të njëjtat akuza.

Grupi britanik i bamirësisë ‘Salvation Army’ thotë se ka ndihmuar 2,592 viktima të skllavërisë moderne vitin e kaluar në Britani, me një rritje prej 15 përqind nga një vit më herët.

Gjysma e tyre ishin shpëtuar vetëm në Londër.

Në nëntor policia bastisi një bordello në juglindje të Anglisë pas një denoncimi, dhe gjeti aty tetë vajza rumune me maska fytyre dhe një shishe të madhe dezinfektuesi te hyrja kryesore.

Oficerët zbuluan se bordello menaxhohej nga një bandë kriminale që përfitonte rreth 1 milionë paundë në vit.

Ndërsa në Leicester policia ka bastisur 156 ambjente të tilla nga viti 2016 e 2018 dhe zbuloi se 86 përqind e grave në to ishin nga Rumania.

Aktivistja e mbështetjes së viktimave të trafikut Cristina Huddleston, thotë: “Kam punuar me më shumë se 600 viktima të trafikut nga 24 vende të ndryshme, shumica e tyre janë nga Rumania. Ndoshta sepse gratë rumune hezitojnë të drejtohen te policia”.

Aktivistja rumune Laetitia Gotte, drejtuese e grupit të mbështetjes ‘Asociatia Free’, thotë: “Vajzat tona shkojnë e vijnë nga Britania. Gjermania e Britania janë dy destinacionet kryesore. Shumë prej tyre kanë fëmijë këtu, prandaj vijnë për të takuar fëmijët. Zakonisht ato kthehen kur nuk kanë para dhe janë në të njëjtën situatë, ato punojnë si prostituta, ose me tutorët, ose me “të dashurit” ose me drogat”.

“Tutorët ua vënë syrin vajzave në jetimore sepse janë më të dobëta dhe kërkojnë për një rrugëdalje. Ata bëhet për to me pas figura atërore, që nuk kanë pasur kurrë”.

“Kam parë nëna që trafikojnë bijat e tyre, ose kur jetimoret janë përfshirë në trafikimin e minoreneve”.

Lektorja rumune e ligjit Silvia Tabusca thotë se skllavëria moderne është bërë eksporti kryesor i Rumanisë.

Lektorja rumune e ligjit, aktivistja Silvia Tabusca

“Lufta kundër trafikut ndodh vetëm në letër, asgjë nuk ndodh në nivel institucional”, tha Tabusca.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/04/21/investigimi-bandat-rumune-te-trafikut-qe-blejne-minorene-per-ti-perdhunuar-ne-britani-fotot/

FOTO GALERI
6/6
Lektorja rumune e ligjit Silvia Tabusca thotë se skllavëria moderne është bërë eksporti kryesor i Rumanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA