Arrestohet 28 vjeçari që hodhi nga dritarja prostitutën se ishte “i pakënaqur” (fotot)

22/04/2021 15:51

Autoritetet në Rusi thanë sot se kanë arrestuar një burrë të akuzuar se ka hedhur nga dritarja prej 6 metrash lartësi një punonjëse seksi , pasi ishte “i pakënaqur me shërbimet e saj”.

28-vjeçari kishte ftuar vajzën 24, emigrante nga Kenia, në shtëpinë e tij në rajonin perëndimor rus Kaluga.

I identifikuari vetëm si Aleksandr, raportohet se me pas i kishte kërkuar asaj t’i kthente gjysmë e parave që kishte paguar për shërbimet, duke thënë se ‘aftësitë e saj nuk plotësuan pritshmëritë.’

Në kundërpërgjigje, gruaja kishte nxjerrë nga çanta të gjitha paratë që ai i kishte paguar dhe ia hodhi në fytyrë, raportonin mediat vendase.

Pas kësaj burri e kishte shtyrë atë jashtë nga dritarja rreth 7 metra mbi tokë.

Rezidentët e pallatit të apartamenteve ku ndodhi incidenti kishin njoftuar ambulancën dhe autoritetet kur dëgjuan ulërimat e tmerrit.

Vajza ishte dërguar në spital me fraktura në këmbë dhe në kurriz. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë së vajzës, Aleksandr e sulmoi qëllimisht duke e shtyrë jashtë nga dritarja e dhomës.

Policia ka nisur një hetim për tentativë vrasjeje kundër Alexander i cili pretendon se “nuk kishte si qëllim të lëndonte ose të vriste viktimën”.

Policia ka publikuar një video ku një burrë që besohet se është Aleksandr, i shpjegon oficerëve: “I kërkova të më kthente gjysmën e parave për shërbimin e saj. Por ajo i mori paratë dhe mi hodhi në fytyrë. Unë e shtyva dhe ajo aksidentalisht ra nga dritarja”.

I dyshuari është lënë në paraburgim dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor. Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/5
I identifikuari vetëm si Aleksandr, raportohet se me pas i kishte kërkuar asaj t’i kthente gjysmë e parave duke thënë se ‘aftësitë e saj nuk plotësuan pritshmëritë.’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA