Ish-oficeri Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd-t

21/04/2021 01:43

Ish-oficeri Derek Chauvin është shpallur fajtor për të gjitha tre akuzat me të cilat përballej për vrasjen e vitit 2020 të afro-amerikanit George Floyd, që tërhoqi protesta në mbarë botën.

Jurisë iu deshën rreth dhjetë orë për të arritur një vendim, i cili u prit me ngazëllim jashtë gjykatës. Midis atyre që festonin ishte edhe Autumn Adkins. Ajo theksoi se “duket e pabesueshme dhe joreale, sepse vitet e fundit kanë qenë kaq zhgënjyese”.

“Ne kemi parë njerëz të tjerë të rrëzuar në të njëjtën rrugë pa drejtësi. Është emocionuese, por gjithashtu është pak e frikshme të mendosh se diçka mund të ndodhë. Unë nuk dua të zhgënjehem”, tha Adkins.

Po ashtu edhe avokati i familjes së afro-amerikanit të vrarë e quajti vendimin për rastin e ish-oficerit Chauvin “një pikë kthese në histori”.

Top Channel