Stadiumi ‘vishet’ nga ngjyrat e PS/ Rama mbyll fushatën në Elbasan: Asnjë fletë të pavlefshme, votoni 12!

20/04/2021 18:58

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit me një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët: “Asnjë fletë të pavlefshme, votoni numrin 12!”.

Si të ishte një ndeshje futbolli, simpatizantë të Partisë Socialiste kanë brohoritur njëzëri pas Kryeministrit Rama: “12!12! Socialistët! Socialistët!”.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer as sulmet kundrejt opozitës dhe Presidentit Meta, duke thënë: “Ju mund të doni të hidheni por në Shqipëri nuk ka më forcë që e hedh në prerin e Saliut dhe Metës dhe nuk ka forcë që ja lë në dorë të kukullës së tyre, Bashën”.

Rama: PS i çliroi të gjithë mësuesit dhe mësuesit nga kthetrat e politikës, PS i zhduku të gjitha karvanet dhe listat, ja diell dhe shi, dielli është koha jonë përtej 25 prillit, shiu është vota jonë më 25 prill. Nuk ka asnjë mësuese, infermiere, punonjës administrate të jetë marr me zor, këtu ka ardhur zemra e Partisë Socialiste. Dua tu them prindërve që investojnë për shkollimin e fëmijëve, prindërve demokrat, sot fëmijët tuaj falë PS sot mësojnë me librat e Oxfordit, sot kur nisen për në universitet nuk e pyet njeri i kujt je, sa lekë ka babi, nuk do të di njeri se me kë parti janë prindërit, i jepet vendi që meritojnë. Do shkoni ti tradhtoni fëmijët tuaj? Kujtoni se nuk kthehet mbrapsht rrota e historisë. Nga Rramushi te Saliu e Luli kanë dashur ta kthejnë mbrapa rrotën e historisë, PS ka përparësi për emisionin të shkruajë historinë e të gjithë shqiptarëve. Unë vazhdoj edhe më gjatë por dua ta mbyll me një porosi për të gjithë. Porosia e fundit është që ne kemi një skuadër fantastike por ne të gjithë, unë i pari, jemi 12, ne jemi 12 dhe bëni shumë kujdes të gjithë patronazhistët me të gjithë ata që komunikojnë, që të mësojnë si votohet.
Asnjë fletë të pavlefshme, votoni 12, 12. Këtu jemi në stadium nuk ka lezet me e mbyll pa e dëgjuar Shqipëria: 12!12! Socialistët! Socialistët!

FOTO GALERI
2/7

Top Channel