Walter Mondale

Ish zv-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Walter Mondale ka vdekur në Minneapolis të hënën në moshën 93-vjeçare. Lajmin e dhimbshëm e njoftoi familja e tij.

Mondale ishte kolegu i Jimmy Carter të cilët fituan zgjedhjet e vitit 1976, por u mundën 4 vite më vonë. Carter tha se konsideronte Mondalen si zv-presidenti më i mirë në historinë e SHBA-së.

Mondale pësoi një humbje masive ndaj Ronald Reagan në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984. Ai siguroi vota vetëm në vendlindjen e tij, Minnesota dhe në Washington DC. Kjo i dha atij 13 vota elektorale, ndërsa Reagan kishte siguruar shifrën rekord prej 525 vota elektorale.

Gjithashtu, Walter Mondale do të kujtohet për zgjedhjen e Geraldine Ferraro si ‘krahun e djathtë të tij’, duke e bërë atë gruan e parë që kandidonte për zv-presidente nga një parti kryesore.

I dyti nga e majta është Jimmy Carter dhe i treti nga e majta është Walter Mondale. Fotografia është shkrepur në New York në 1976

Top Channel