Francë, 140 të vdekur dhe 29.344 raste të reja me COVID-19

20/04/2021 03:26

Franca ka regjistruar 29.344 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 140 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 100.762. Ndërsa me 29.344 rastet e reja numri gjithsej i rasteve ka arritur në 5.289.526.

Përfshirë 5.893 persona në kujdes intensiv, aktualisht në spitale trajtohen 30.789 pacientë të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve në vend ka arritur në 320.575 me 482 shërime të reja. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 12.556.263 persona, duke përfshirë 4.540.008 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në anën tjetër, sipas lajmeve në shtypin francez, një qendër e vaksinimeve në qytetin Nice kishte synuar që të vaksinonte me AstraZeneca 4 mijë persona gjatë fundjavës, por që vetëm 58 njerëz kishin aplikuar për kryerjen e vaksinës dhe se për këtë arsye qendra u mbyll.

Top Channel