Një mësuese 24 vjeçare në Australi ka pranuar sot në gjykatë marrëdhënien seksuale me një nxënës 14-vjeçar, për të cilën tha se e kishte bërë për “t’i hequr atij dëshpërimin”.
Monica Elizabeth Young, akuzohet se ka bombarduar adoleshentin me mesazhe, seksuale, duke i shkruar se “po priste për të” ndërsa i lutej t’i dërgonte foto seksuale të vetes.
Mësuesja nga perëndimi i Sydney, u akuzua fillimisht për 10 shkelje, mes të cilave disa marrëdhënie seksuale në kushte të rënduara, me një fëmijë 14-16 vjeç.
Pas arrestimit korrikun e kaluar hetuesit e akuzuan për pesë sulme seksuale ndaj adoleshentit, duke përfshirë një në shkollë, dhe një në makinën e saj.
Në gjykatë u tha se ajo i kishte dërguar atij foto të vetes, me mesazhe sugjestionuese si “jam duke pritur për ty.”
Sot ajo pranoi tre akuza marrëdhënieje seksuale me një 14-vjeçar.
Avokatja e saj Margaret Cunneen tha: “Klientja ime kërkonte të evitonte situatën ku djali duhet të priste një tjetër fundjavë për atë që dëshironte dhe vendosi ta nxirrte nga dëshpërimi i tij”.
Më tej në gjyq u treguan pamje ku Young lëvizte duart e saj në pjesët intime të djalit, dhe vendoste duart e tij brenda këmbëve të saj.
Gjykatësja tha se akuzat janë në kushte të rënduara sepse djali ishte nën autoritetin e saj si mësuese.
Para se të marrë dënimin Young do të kryejë teste psikiatrike e psikologjike dhe nëse dënohet për krimin, përballet me deri në 12 vjet burg.
Seanca e radhës është më 24 qershor.
Top Channel