Një prej fqinjëve të familjes së 34-vjeçarit që kreu sulmin me thikë brenda xhamisë në Tiranë ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga mediat.
Ajo tregoi se Rudolf Nikolli është rritur në zonën e Klosit dhe ka tentuar disa herë të shkojë jashtë shtetit, por nuk i ka ecur. Ndërsa një muaj më parë dëgjuan për një ngjarje tragjike që u ndesh me një person dhe e ëma i tregoi se i kishte marrë mjekim.
Fqinja: Janë momente shumë të vështira. Ka lindur në këtë lagje, është rritur me ne. Ka qenë djalë shembull. Ka qenë i veçantë, ka bërë shkollën pa ju ndjerë zëri i gojës. Bëri shkollën e lartë, filloi punë nga Tirana në një piceri dhe kohët e fundit, nuk kam pasur shumë kontakte me të. Kam marrë vesh se ka dashur të shkojë në kurbet, shko këtu e mos i ec, pati hap një piceri këtu në Peshkopi, një në Klos, u largua nga këtu se nuk i ecte shumë.
Mora vesh se ka dashur të shkojë jashtë shtetit, e kanë kthyer. Kohët e fundit kam marrë vesh nga e ëma se ka qenë i shqetësuar, i mbyllur në vetvete. Dëgjuam para 1 muaji një ngjarje tragjike që u ndesh me një person dhe e përjetuam shumë keq. Pyesnim të ëmën dhe thoshte është më mirë, ka marrë një mjekim.
Kur kemi parë lajmin në televizor, jemi traumatizuar. E ëma thoshte që merr mjekim për stres. I uroj të gjithë viktimave shërim të plotë. I lutem të gjithë besimtarëve, konkretisht zotit Ahmed Kalaja, i them si motër myslimane, nëse ai e sheh intervistën time, ju lutem në cço namaz ta njohi kush ka qenë Dolfi, nuk do t’i ndal lutjet, shpresoj ti kthehet normalitetit.
Top Channel