Mjekët ngritën alarmin për gjendjen e rëndë/ Rusia vendos të dërgojë në spital udhëheqësin e opozitës

19/04/2021 12:00

Shërbimi ndëshkimor shtetëror rus njoftoi sot se ka marrë vendimin për të shtuar në spital udhëheqësin e burgosur të opozitës, Alexei Navalny, i cili tashmë ka hyrë në javën e tretë të një greve urie.

Ky vendim vjen dy ditë, pasi mjeku i Navalny tha se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe politikani 44-vjeçar mund të vdiste në çdo kohë, shkruajnë mediet e huaja.

Shërbimi Shtetëror i Burgjeve (FSIN) tha se Navalny do të dërgohet në një spital të dënuarish të vendosur në një objekt tjetër në Vladimir, një qytet 180 kilometra në lindje të Moskës. Sipas të njëjtit njoftim, gjendja e Navalny ishte “e kënaqshme” dhe ai ra dakord të merrte disa vitamina.

Top Channel