Familja Haklaj i kërkon ndihmë ambasadores, Yuri Kim: Nga mbështetja juaj, shpresojmë për spastrimin dhe reformimin e skenës politike në Shqipëri

19/04/2021 12:26

Muharrem Haklaj i ka dërguar një letër ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ku në emër të fisit Haklaj kërkon drejtësi.

Tashmë, pjesëtarët e mbetur të familjes Haklaj jetojnë në Suedi, por ndjekin zhvillimet në Shqipëri. Sipas Muharrem Haklaj, ambasadorja duhet të vazhdojë mbështetjen për reformën në drejtësi, sipas parimit që ka deklaruar: Drejtësi për të gjithë.

Letra e plotë:

E Nderuar Zonja Ambasadore.
Masakrat e politikës 30-vjeçare na përkujtojnë sa shtrenjtë i ka kushtuar popullit shqiptar ” demokracia”.
Besojmë në standartet dhe vlerat e SHBA-së dhe presidentit Biden që ju përfaqësoni në Shqipëri. Ndajmë me ju shqetesimin për Reformen në Drejtësi.
Duke ju referuar thënjes tuaj: “Drejtësi për të gjithë”.
Ju theksoni: “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës, jo interesave të ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”.
Ne shpresojmë shumë në punën tuaj dhe kemi besim të plotë që ju punën e nisur do ta dërgoni deri në fund, duke ju uruar shumë suksese në vazhdim. Por me shqetësim dhe keqardhje ju shprehim që është një punë po aq fisnike sa dhe e vështirë, meqënëse ata që e shëndërruan vendin tonë në një vend të korruptuar dhe të përçarë politikisht, janë përsëri të gatshëm ta vazhdojnë rrugën e tyre deri në fund nëse do iu jepet mundësia.
Ne fjalimin Tuaj, “Drejtësi për të gjithë”, shpreheni që do të përqendroni punën për të zvogëluar dosjet e prapambetuara.
Shpresojmë dhe urojmë që një ditë të gjitha viktimat e politikës shqiptare duke filluar që nga koha e Sali Berishës si komunist dhe koha e Sali Berishës si antkomunist, një ditë të gjejnë qetësi. Zonja Ambasadore, jo vetëm që nuk ka të akuzuar as të ndaluar për viktimat e shkaktura nga politikanët shqiptarë kundër popullit të thjeshtë, e as që bëhet fjalë të ketë të akuzuar për ngjarjet tona, përkundrazi, me dosje te zhdukura, me shtëpi të shkatërruara, të dëbuar nga vendlindja dhe të persekutuar nga Sali Berisha që pretendon të zë një vend në kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të jetë një vrasje e dytë ndaj viktimave te shkatuera prej tij që nga viti 1991 e deri me sot, duke mos përjashtuar viktimën e tije që dihet, në kohën e komunizmit që u denua me vdekje në sajë të dëshmisë së Sali Berishës.
Shpresojmë që procesi i sapofilluar nga mbështetja Juaj, ‘Drejtësi për të gjithë’, do të ndikojë dhe në spastrimin dhe reformimin e skenës politike në Shqipëri. Nese nuk përjashtohet nga politika komunisti me damkë Sali Berisha si dhe pjestarët e grupit të tijë pronto, pa largimin e të cilëve komplikimet në politikën e Shqipërisë, jo vetëm se nuk do të mënjanohen plotësisht, por mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njejtë si deri me tani.
Partia në pushtet, ka armik të vjetrën egoiste, korrupsionin, hajnin dhe krimin, për të ciliat populli shqipëtarë e ndëshkoi politikën e vjetër, e cila po mundohet, por në dëshprim, e vjetra po intrigon dhe do të intrigoje e sajojë deri në grahmat e fundit. Sepse kuptohet qartë që politika e re duke mos qenë kurrë me asnjë nga të këqijat politike të spektrit të vjetër politik, pa asnjë kompromis në luftë kundër krimit, korrupsionit, tradhëtive kombëtare si dhe besnike ndaj interesave kombëtare, nuk do ta ketë të lehtë pa ndihmën Tuaj, nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje katasrofike, që politika e vjetër e ka katandisur dhe tani hiqet si dera e veteme e shpëtimit ku në fakt ështe dera e mallkimit. Ne jetojmë në Suedi ne një nga vendet më Demokratike në botë, ku për fat të mirë fëmijet tanë rriten me një frymë demokratike, ku partitë bëjnë fushatë të përbashkët në popull duke shpalosur platformat e tyre pa sharje, pa shpifje por me integritet dhe në unitet ku i gjithë populli është i barabartë, pa dallim feje krahine apo ideje. Gjithashtu edhe populli shqiptarë është një ndër popujt më me unitet në botë pa dallim feje, por fatkeqsisht shumë i përçarë politishisht, dedikuar politikanëve përçarës për interesa vetjke nga të gjitha trojet, populli shqiptarë nuk e meriton këtë përçarje dhe ndasi etnike, sepse jemi popull me tradita te larta bujarë, të besës, trima dhe guximtarë, që gjithmonë kanë ditur të dallojnë të mirën nga e keqja dhe ashtu do të dijë të veprojë dhe në të ardhmen duke mos u ndikuar nga disa rryma perçarse, por do të dijë teë vendosë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, ashtu siç ka dituar në të gjittha kohërat që në kohën e Skënderbeut, luftën e Parë Botrore, në Luftën Nacional Çlirimtare dhe deri në kontributin nga të gjitha trojet për Çlirimin e Kosovës Heroike. Besojmë që me ndihmën tuaj politikanët shqiptarë do të dinë të zënë vendin që ju takon për të kontribuar në një unitet të përbashkët dhe jo për të bërë karshi ndaj njëri-tjetrit, ne kemi territore tjera shqipëtare për të ngritur zërin kundër padrejtësive që ju bahen shqipëtarëve jashtë trojeve shqipëtare, ku i masakrojnë dhe ju mohojnë të drejtat jetike vëllezërve dhe motrave tona shqipëtare në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Plavë, Guci, Tetovë Maqedoni dhe Çamëri. Urojë që uniteti i popullit shqipëtarë të kapërcejë çdo përçarje politike dhe etnike nga politikanë karrieristë dhe mediokër./Gazeta Tema

Top Channel