Burri që përndiqte Taylor Swift arrestohet në New York (fotot)

19/04/2021 21:21

Një burrë është arrestuar pasi tentoi të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift në zonën ekskluzive të Manhattan, New York.

52 vjeçari Hanks Johnson, u ndalua mbrëmjen e të shtunës, pas një thirrjeje në numrin e emergjencës 911 për hyrje me forcë në apartament, tha policia.

Johnson ishte liruar më pas nga policia, por ai bëhet përndjekësi më i fundit i yllit të muzikës ‘country’. Disa burra janë ndaluar për tentativa hyrjeje në banesat e Swift, si në brigjet lindore dhe ato perëndimore të SHBA.

Në vitin 2018, ajo fitoi një urdhër mbrojtjeje ndaj një burri që hyri në shtëpinë e saj i armatosur me thikë.

Një burrë i dytë mori urdhrin e qëndrimit larg saj pasi i dërgonte këngëtares letra, ku kërcënonte se do ta përdhunonte e do ta vriste.

Një vit më vonë një burrë i tretë u dënua me gjashtë muaj burg pasi hyri me thyerje në apartamentin e saj në New York, ku bëri një dush dhe më pas ra në gjumë.

Asokohe Swift mbante roje personale gjatë gjithë kohës, në pritje të një sulmi të mundshëm.

“Nëse këta përndjekës të hyjnë në shtëpi, duhet të përgatitesh për gjëra të këqija,” ka thënë Swift për revistën Elle Magazine.

Sa i përket jetës profesionale Swift ka pasur një vit rekordesh, me tre këngë të renditura në vend të parë; Folklore, Evermore, dhe një version ripunim i albumit ‘Fearless’.

Muajin e kaluar ajo u bë gruaja e parë që fiton tre herë ‘Albumi i Vitit” në çmimet  Grammy.

Vetëm tre artistë e kanë arritur më parë këtë: Frank Sinatra, Paul Simon e Stevie Wonder.

FOTO GALERI
2/3
Majtas, perndjekesi i nentorit 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA