Boris Johnson kundër Super League/ Totenham shkarkon trajnerin Mohurino

19/04/2021 20:22

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se ai do te beje gjithçka qe Superliga evropiane, projekti i ri i futbollit mjaft i debatueshme te mos funksionoje, sipas mënyre se si është paraqitur.

Ai i cilësoi planet si mjaft dëmtuese per futbollit. Ndërkohe, ekipi i Totenhemit pjesëmarrës ne ketë Superlige ka shkarkuar sot trajnerin e saj Zhoze Murinjo.

Këtë te hëne Boris Johnson e beri mese te qarte se ai do te beje gjithçka qe ka ne dore per te mos lejuara funksionimin e Superliges Evropiane sic është propozuar, ndërkohë qe tifozët dhe personalitete britanike te futbollit kane reaguar ashpër ndaj gryksise se miliardëve te huaja pronar te shume klubeve angleze te futbollit per te avancuara me plant per organizimin e një kompeticioni te tille prej 4.3 miliardë sterlinash përmes gjigantit banker amerikan JP Morgan.

Kryeministri britanik ka thëne se Superliga Evropine nuk ishte lajm i mire per tifozët dhe se do bashkëpunonte me autoritetet e futbollit per ta ndaluar një gjë te tille, ndërkohe qe 6 klubet rebele u kercenuan per përjashtimin nga Premier Liga angleze dhe kompeticionet evropiane ku edhe yjet e këtyre klubeve do pengoheshin te luanin per ekipet e tyre kombëtare.

Ndërkohe themeluesit e pasur te Superliges evropiane menjëherë e kane çuar çështjen ne gjykate per planin e tyre. Qeveria britanike tha se po harton plane te fuqishme per tu kundërpërgjigjur përfshi edhe edhe heqjen e mbështetjes nga Home Office per mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe mbikëqyrjen e tyre nga policia.

Qeveria mund te ndërmarr edhe një rekurs ligjor ne Gjykatën e Larte te Londrës e kohen kur pretendohet se një lëvizje e tille mund te jete e paligjshme ne baze te ligjeve britanike te konkurrencës. Ndërkohe, Totenhemi ka shkarkuar sot trajnerin e saj Zhoe Murninjo kontrata e te cilit mbaronte ne 2023-shin. Nuk është shume e qarte se sa ka ndikuar pjesëmarrja e Tottenhemit ne grupin e ekipeve ne Superligen evropiane ne shkarkimin e trajnerit te saj Zhoze Murinjo.

Top Channel