Foto/ Sot ulet avioni i parë ‘Air Albania’ në Aeroportin e Kukësit, udhëtarët e parë janë çunat e Londrës!

18/04/2021 11:49

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës!

Burime për Top Channel bëjnë me dije se avioni pritet që fillimisht të mbërrijë në Rinas. Mësohet se avioni është nisur në 10 e 30 nga Londra dhe do të mbërrijë në 13 e 30 në Rinas. Më pas, udhëtimit do ti bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, për të fluturuar më pas drejt Aeroportit të Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama tha më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel