Sheshi përpara stadiumit Air Albania u pushtua nga gratë e vajzat, në mbështetje të PS e cila në Tiranë synon fitimin e 19 deri 20 mandateve.

Edi Rama shpjegoi se çfarë është ftesa për bashkëpunim me Lulzim Bashën.

Rama: Nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë, siç bëri Saliu qeverinë me këtë Liken nga halli, kur nuk kishte votat, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare.

Ftesa e Ramës ishte që gratë dhe vajzat duhet të marrin në dorë fatin e votës në 25 prill.

Rama;Është shumë e rëndësishme që gratë…..që dinë të kujdesesh në një kohë të vështirë…duhet të marrin fatin e votës në 25 prill se askush më mirë nuk e kupton të dorëzohesh kur zhgënjehesh Ka një rrugë vetëm 25 prill ps. Më 25 prill gruaja PS burri PD, kush do të kenë një burrë të luaj bixhoz të votojë PD.

Skraparin Rama e quajti vendin e duhur për të folur për Presidentin Meta.

Rama-I jam falenderues Ilir Metës sepse ka qënë ia që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja që gjërat mes PS dhe Ilir Metës të kishin arritur në këtë pikë, ku s’ka kthim mbrapsht. Ilir Meta ça bëri? Shkoi dhe u bashkua me Saliun. Skrapari nuk ka pasur asnjë lidhjë shpirtërore me të. Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, ti drejtojë tutat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet. Unë i thash do e votosh dhe mos shit dëngla lart e poshtë, e mos u hiq sikur je problem.

Kryesocialisti e vijoi fushatën elektorale në Berat.

Top Channel