Obanor paguan shtrenjtë “lajthitjen” në Shkodër, ja vendimet e Disiplinës

15/04/2021 23:40

Mbrojtësi i Laçit Erhun Obanor paguan shtrenjtë humbjen e toruas në përfundim të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, pasi është pezulluar me 5 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Futbollisti nigerian goditi me shqelm mesfushorin kuqeblu Herald Marku në përfundim të ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri i takimit, ndërsa organet disiplinore e dënuan për sulmin ndaj kundërshtarit.

Tashmë është e sigurt që mbrojtësi nigerian do t’u mungojë kurbinasve në sfidat ndaj Bylisit, Kastriotit dhe Partizanit, ndërsa më pas, nëse drejtuesit e Laçit paguajnë, mund ta rikthejnë në fushë për ndeshjen ndaj Kukësit më 2 maj.

Vetë mbrojtësi nigerian u justifikua në përfundim të ndeshjes, pasi tha se reagimi i shëmtuar kishte ardhur për shkak të fyerjeve me bazë raciste, megjithatë mesfushori i shkodranëve, Marku mohoi plotësisht deklaratat e kundërshtarit.

Ky është rasti i dytë që lojtarët e Laçit pezullohen gjatë për sjellje josportive në fushë, pasi më herët ishte sulmuesi Kyrian Nwabueze që goditi me grushte kundërshtarët në Ballsh dhe u dënua me 8 javë qëndrim jashtë aktivitetit.

Krahas Obanor, Komisioni i Disiplinës ka pezulluar edhe zyrtarët e Korabit e Valbonës për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, teksa gjithashtu ka pasur dënime të shumta edhe në ligat e ulëta të futbollit në vend.

Ja vendimet e plota të Disiplinës:
Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Sopoti, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Bylis, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15 – Grupi B, kundër Sh.F.Pepa, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Ak.Shqiponjat 2017, për aktvizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Shkodra, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Mospranimin e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Mospranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studenti U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA