“Këngëtari shqiptar po vdes në burgun grek”, apeli i xhaxhait: E kanë dhunuar vazhdimisht, është në gjendje kritike

15/04/2021 13:23

Xhaxhai i muzikantit shqiptar, Eduart Derka bën thirrje në emisionin “Shqipëria live” për ndihmë, pasi pretendon se nipi është dhunuar vazhdimisht në burgun grek ku vuan dënimin.

Eduardi është dënuar me 15 vite burg për vjedhje. Ai ndodhet në burg prej gati vite e gjysmë, në burgun e Koridall, në Greqi.

Sipas Riza Dekës, gjendja e Eduardit është kritike. “Kam 1 muaj që kam folur për herë të fundit. Më tha jeta ime është në fije të perit. Ka këmbën e thyer, e ka me hekura. Tani që flasim ka 24 orë në spital. Ndaj tij është kryer vazhdimisht dhunë. Nuk e di kush e ka rrahur, ai nuk tregon.
Ka kërkuar disa herë ndihmë, ka thënë më çoni te një doktor të bëj ekon e kokës. I kanë thënë duhet bërë operimi por këtu nuk ka mjek për ta bërë. 90%  e trupit të tij është paralizuar, nuk mund të lëvizë”. Xhaxhai thotë se nëse nuk ndërhyhet, nipi i tij 35-vjeçar mund të vdesë.

Avokati Alban Duraj, tregon për “Shqipëria live” se rasti i Eduardit është “një ndër mijëra rastet që i kanë ndodhur shqiptarëve në burgjet greke”.
Sipas tij, shteti shqiptar duhet të ndërhyje dhe të mbrojë interesat e shtetasve të vet. “Shteti ynë në Greqi nuk ka bërë punën e vet, të mbrojë interesat e qytetarëve të saj.
10 shqiptarë janë raportuar se kanë humbur jetën në burgjet greke në 2019, por janë shumë më shumë, aq janë deklaruar. Shteti ynë nuk bën asgjë për të mbrojtur këta qytetarë. Duhet të reagojë ambasada. Sado që të marrë një avokat grek zotëria, ai nuk mund t’ia mbrojë ineteresat, në shtetin grek diskriminohen emigrantët.

E drejta e jetës, e drejta e mjekimit, janë të papranueshme, është komplet shkelje. Është e papranueshme dhuna ndaj një të dënuari”.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA