Fushata e kandidatëve të PS në Durrës, zbresin në lagjet e vjetra të qytetit

15/04/2021 13:07

Fushata e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës ka zbritur në lagjet e vjetra të qytetit.

Në takimin e zhvilluar fillimisht në lagjen nr 1 kandidatët e PS kanë folur për projektet e rëndësishme që pritet ti ndryshojnë rrënjësisht lagjet përreth qendrës. Klodiana Spahiu tha se këtu ku jemi, gjendet zona më e rëndësishme arkeologjike e gjithë qarkut Durrës. Shumë shpejt do të nisë zbatimi i projektit të BE-së me vlerë 80 milion euro për rehabilitimin e monumenteve kulturore, por një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ai për amfiteatrin e Durrësit.

Në takimin tjetër me banorë të lagjeve 3 dhe 4, kandidatët e Partisë Socialiste Keida Ferra dhe Klodiana Spahiu thanë se me investimet që po kryhen nga bashkia e Durrësit në bashkëpunim me qeverinë, këto lagje do të jenë pikë referimi për turistët e huaj. Klodiana Spahiu ka përmendur një nga projektet kryesore, sic është porti turistik, duke theksuar se investimi që do të kryhet do ia rrisi më shumë vlerën lagjes që gjendet pranë portit.

Top Channel