Anëtarët e Familjes Mbretërore treguan disa fotografi të papublikuara më parë të Dukës së Edinburgut, pas vdekjes së tij në moshën 99-vjeçare.

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe Pallati Buckingham ndanë imazhet e reja në mediat sociale, raporton BBC.

Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të mbahen më 17 prill. Për nder të tij do të organizohet një funeral mbretëror, jo shtetëror, pa procesione publike, që do të zhvillohet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Ëindsor. Numri i të pranishmëve do të jetë jo më shumë se 30. Varrimi do të zhvillohet në Kishën e Shën Gjergjit brenda kështjellës dhe do të paraprihet nga një minutë heshtje në të gjithë vendin.

 

FOTO GALERI
5/5
Pallati Buckingham gjithashtu ndau një fotografi të dukës së bashku me Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie në Festivalin e Derbit në 2012

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA