Nuk ka asnjë surprizë mes skuadrave të kualifikuara për në gjysmëfinalen e Europa Leagues. Roma-Manchester United dhe Arsenal- Vilareal, janë 4 skuadrat që kalojnë më tej dhe do të ndeshen mes tyre në gjysmëfinale.
Roma-Ajax e mbyllën në barazim 1-1 këtë ndeshje të dytë, por falë rezultatit të takimit të parë skuadra italiane kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Brobei në fillimin e pjesës së dytë zhbllokon për Ajaksin takimin, por është Dxheko që nuk i jep shumë shanse të festojnë me golin e shënuar në minutën e 72-të që barazpeshon shifrat dhe me rezultatin 1-1. Tashmë në gjysmëfinale ata do të përballen me Manchester United.
“Djajt” kualifikohet me dy rezultate të pastra 2-0 në ndeshjen e parë dhe 2-0 edhe në këtë të dytën në “Old Traford”, përballë Granadës. Kavani që në minutën e 6-të dhe autogoli i Valejos në minutën e fundit të takimit ishin autorët e golave të kësaj ndeshjeje të dytë çerekfialiste mes këtyre dy skuadrave.
Më i lehtë ka qenë kualifikimi për skuadrat e tjera. Arsenali shkatërroi 4-0 Slavian e Pragës duke i prishur ëdnrrën e barazimit 1-1- të takimit të parë. Brenda 25 minutave topçinjtë shënojnë 3 herë dhe mbyllin gjithçka me Pepen në minutën e 18, Lakazet në 21 dhe Saka në minutën 24. Në pjesën e dytë Lakazet shënon edhe golin e katërt dhe të dytin e tij personal me anë të një 11-metërshi, duke vulosur shifrat në 4-0 të kësaj ndeshjeje të dytë dhe 5-1 të rezultatit të përgjitshëm. Përball tyre në gjysmëfinale do të jenë spanjollën e Vilarealit.
Këta të fundit fitojnë 2-1 ndaj kroatëve të Dinamos së Zagrebit duke u kualifikuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Alakser dhe Moreno janë autorët e golave për spanjollët ndërkohë që goli i Orsic në minutën e 74-të për Dinamon thjesht mbetet për statistikë. Ndeshjet e ardhshme gjysmëfinaliste do të luhen më 29 prill.
Top Channel