“Perse na shikoni?”. Ky ka qene preteksti qe kater vëllezër ne lagjen “Dëshmoret e Kombit” ne Berat, nisen një konflikt verbal me një çift bashkëshortësh, i cili me pas degradoi edhe ne përplasje fizike.
Gjithçka ndodhi pranë një dyqani te vogël ne lagje. Gjate konfliktit, ka ndërhyre edhe një patrulle policie, per te shmangur përplasjen fizike, por edhe ata janë dhunuar nga kater vëllezërit, Gerald, Marjus, Arjan dhe A. Marini.
Njërit prej policeve, Julian Xhahilit, vëllezërit tentojnë t’i marrin armen e shërbimit, por ne tentative e sipër, arma shkrepet ne mënyre te pavullnetshme, duke lëne te plagosur ne këmbe Xhahilin. Ai u dërgua ne spitalin e Beratit, per trajtim, por me pas u soll tek Trauma ne Tirane, per mjekim me te specializuar.
Hetimet e deritanishme, tregojnë se kater vëllezërit kane qene ne gjendje te dehur kur kane nisur sherrin me çiftin e bashkëshorteve, me te cilët janë edhe banore te se njëjtës lagje.
Nga kjo përplasje, mbeten te plagosur lehte edhe çifti i bashkëshorteve, te cilët morën goditje gjate konfliktit.
3 vëllezërit Gentjan, Marjus dhe Arjan Marini, u arrestuan per veprat penale te Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Ne kërkim u shpall vëllai i tyre i kater, pasi gjate hetimeve rezultoi se edhe ai ishte pjese e dhunës ndaj çiftit te bashkëshorteve dhe policeve.
Top Channel