Skënderbeu-Vllaznia në finale/ Dy skuadrat që do të përballen për Kupën e Shqipërisë

14/04/2021 21:04

Skënderbeu është surpriza e madhe e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. në Niko Dovana të Durrësit, skuadra e migen memellit eliminoi tetutën duke e mundur me rezultatin 2-0 në një ndeshje, pjesën e dytë të së cilës e zhvilloi në inferitet numerik pasi elvi berisha u ndëshkua me karton të kuq.

Një penallti e Meksit i dha mundësinë Skënderbeut që të marrë avantazhin në këtë ndeshje që në minutat e para të saj. ndërsa në fundin e pjesës së parë berisha u bë protagonist për të mirë e për të keq, futbollisti i Skënderbeut shënoi golin e dytë dhe festoi duke hequr fanelën.

Por ai harroi që ishte i ndëshkuar me karton të verdhë dhe arbitri enea Jorgji nuk ia kurseu as të dytën që u kthye në të kuq, me futbollistin që e kuptoi gabimin e tij vuri duart në kokë për të lënë më pas fushën e lojës. Në pjesën e dhytë Teuta nuk mundi të shfrytëzojë siç duhet superioritetitn numerik edhe për meritë të skuadrës korçare që arriti të mbrojë avantazhin e 45 minutave të para për të siguruar kualifikimin në finale ku do të përballet me Vllazninë, një sfidë që nuk ishte parë që nga viti 1965.

Në Loro Borici të Shkodrës, Vllaznia eliminoi në gjysmëfinale Lacin duke e mundur me rezultatin 1-0. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Thomas Brdaric u bë Ardit Hoxhaj që shënoi golin e fitores në pjesën e parë gjatë zhvillimeve në një goditje këndi.

Pas këtij goli situata në rezultat nuk ndryshoi edhe pse skuadrat krijuan shanset e tyre të shënimit. Ndeshja u mbyll me momente tensioni kur futbollisti i Laçit banor e humbi toruan dhe goditi kundërshtarin e tij Herald Marku duke u ndëshkuar me karton të kuq. gjithsesi ajo që ka rëndësi është se Vllaznia është në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe është në garë për të fituar të dy trofetë sezonalë në futbollin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA