Liverpooli nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0 ndaj Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga ky kompeticion pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-1.
Rastin e parë në ndeshje e sotme e kishte Mohamed Salah që në minutën e tretë, por nuk shënoi. Pas tij provoi Jame Millner me një goditje nga distanca, por Thibaut Coutois bëri një pritje të shkëlqyer.
Në minutën e 18-të, Karim Benzema tenton të pasojë, por topi i tij prekët nga mbrojtësi Ozan Kabak dhe shkon në shtyllë. Në minutën e 41-të, Salah sërish kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Edhe pjesa e dytë nis me Liverpoolin në sulm, ku Firmino kishte rast shumë të mirë, por Courtois e ndali. Real Madridin u kundërpërgjigj me sulmuesin Vinicius Jr, i cili në minutën e 66 ishte pranë golit, por u ndalua nga Alisson.
Top Channel