‘Kumbh Mela’/ Festivali masiv indian në lumin Ganges shkakton 1,000 të infektuar me Covid (fotot)

14/04/2021 16:14

Qindra njerëz kanë rezultuar sot pozitivë me koronavirus in Indi pranë vendit të festivalit më të madh fetar të botës, teksa turma masive besimtarësh Hindu pa maska zbritën në festivalin e banjës në lumin Ganges.

Autoritetet thanë se 1,000 vetë rezultuan pozitivë brenda 48 orëve në qytetin e Haridwar, që gjendet pranë lumit ku mbahet rituali i ‘Kumbh Mela’ thanë zyrtarët.

Një valë e re koronavirusi ka përfshirë Indinë për të cilat ekspertët fajësojnë eventet masive fetare, mitingjet e ngjeshura politike dhe sheshet e mbushura publike.

Qeveria ka vendosur shtyrjen e provimeve të sezonit mësimor për 15 deri në 18-vjeçarët, që do të mbaheshin në periudhën maj-qershor.

Por megjithatë dje dhe pardje turma gjigande të ngjeshura besimtarësh zbarkuan në brigjet e lumit për të bërë banjën e ‘larjes së mëkateve’.

“Besimi është gjëja më e rëndësishme për ne, prandaj kaq shumë njerëz kanë ardhur për të bërë banjën në Ganga”, tha Siddharth Chakrapani, anëtar i komitetit organizator të Kumbh Mela.

“Ata besojnë se Maa (Nënë) Ganga do t’i shpëtojë nga pandemia”.

Zyrtarët thanë se deri dje 3.1 milionë njerëz kanë bërë banjën në lumë dhe shumë të tjerë pritet ta bëjnë.

Nga rreth 50,000 teste të kryera në Haridwar, 408 kishin rezultuar pozitivë të hënën dhe 594 të martën, tha qeveria vendore e Uttarakhand.

FOTO GALERI
5/10
“Besimi është gjëja më e rëndësishme për ne, prandaj kaq shumë njerëz kanë ardhur për të bërë banjën në Ganga”, tha Siddharth Chakrapani, anëtar i komitetit organizator

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA