Mjekët izraelitë besojnë se vendi mund të jetë shumë pranë imunitetit të tufës.

Një gjë e tillë është llogaritur të ndodhë kur një pjesë e mjaftueshme e popullatës ka mbrojtje kundër infektimit dhe frenon kësisoj përhapjen e tij.

Mendohet se pragu për arritjen e imunitetit kolektiv është të paktën 65 deri në 70%, thotë BBC, megjithatë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të kujdesshëm. Dr Sarah Pitt, virologe në Universitetin e Brighton, kërkon të behet shumë kujdes me përllogaritjet se kur arrihet imuniteti i tufës, diçka që sipas saj do të jetë shumë e ë vështirë edhe me procesin e vaksinimit.

Duhet të presim edhe ca e të shohim nëse rastet në Izrael do të vazhdojnë të bien, dhe të qëndrojnë paskësaj në nivele të ulëta”, shprehet ajo. Në shtetin hebre është vaksinuar deri tani më shumë se gjysma e popullatës, apo 5.3 milionë banorë. Gati 830 mijë vetë kanë rezultuar pozitivë në të shkuarën në testet e koronavirusit, e kjo nënkupton se duhet të kenë fituar një lloj imuniteti natyral.

Sipas profesorit Eyal Leshem, drejtor i njërit prej spitaleve më të mëdha në Izrael, Sheba Medical Center, imuniteti kolektiv është i vetmi shpjegim për rënien e rasteve të reja në vend edhe pas lehtësimit të ndjeshëm të masave kufizuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA