Lepuri më i madh i botës është grabitur nga shtëpia e tij ne Britani, duke detyruar pronaren e tij zemërthyer të ofrojë 1,000 paundë shpërblim për kthimin.
Lepuri Darius, fitues i rekordit botëror ‘Guinness’ si më i madhi i llojit të tij, është rrëmbyer të dielën nga strofka e tij.
Pronarja 68 vjeçare Annette Edwards tha se ishte tronditur kur pa se Darius ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Stoulton, Britani.
Zonja Edwards, ironikisht ish-modele e Playboy (qe ka si simbol lepurushin), lutej në rrjetet sociale që kushdo që kishte lepurin e saj 10-vjeçar Darius ta rikthejë, pasi tashmë është “tepër i vjetër për t’u shumuar”.
Policia tha se ka nisur një hetim për gjetjen e Darius, i cili është 130 cm i gjatë dhe peshon gati 16 kilogramë. Zonja Edwards, e cila ka shumuar rreth 100 lepuj, thotë se e ushqen atë rreth orës 7.30 deri në 8 të darkës.
Ajo shtonte: “Ka shumë njerëz xhelozë në botë, dhe duan ta shumojnë por ai është tepër i vjetër për këtë tani, nuk është e shëndetshme për të. Ai ushqimin e ha me një dietë speciale”.
Edwards, ka ofruar 1,000 paundë për kthimin e Darius duke shtuar se vajza e saj është trishtuar shumë që prej humbjes së lepurit.
Top Channel