Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, gjermanët e Bayernit të Mynihut i dhanë fund aventurës këtë sezon, pasi u eliminuan në çerekfinale nga francezët e Paris Saint Germain, ndaj të cilëve fituan finalen e sezonit të kaluar.
Francezët triumfuan me shifrat 2-3 një javë më parë në “Allianz Stadium”, ndërsa mbrëmjen e sotme në “Parkun e Princave” ishin bavarezët ata që fituan 0-1, por ky rezultat nuk u shërbeu të vijojnë në gjysmëfinale, pasi PSG u kualifikua falë shënimit të më shumë golave në fushën kundërshtare.
Skuadra e Hansi Flick shënoi golin e vetëm të takimit me sulmuesin Choupo-Motting, i cili ishte edhe ish-i i kësaj sfide, pasi një vit më parë vishte fanellën e PSG-së, ndërsa yjet e klubit francez si Neymar e Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë.
Top Channel