Vonesa e përgjigjes ndaj Covid 19/ Sekretari i shtetit Blinken: Fajin e ka Kina!

12/04/2021 20:40
Antony J. Blinken, of New York, speaks during his confirmation hearing to be Secretary of State before the U.S. Senate Foreign Relations Committee at the U.S. Capitol in Washington, DC, U.S. January 19, 2021. Graeme Jennings/Pool via REUTERS

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën nga sa mund të kishte qenë.

“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

Kina nuk i komentoi deklaratat e tij.Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera.

Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

Blinken këmbënguli që të ketë një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e virusit në qytetin e Wuhanit, “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, dhe që të ketë shanse më të mira që diçka e tillë të mos ndodhë përsëri.

Top Channel