Jorida Tabaku

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tregon për pritshmëritë e së djathtës në qarkun  e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Tabaku thotë Partia Demokratike pret të fitojë 20 mandate në Tiranë, nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Tirana i prin ndryshimit, është ajo që bën diferencën dhe tregon sinjalin, trendin. Ne llogarisim në Tiranë fitoren e 20 mandateve”.

Tabaku thotë se nga të gjitha sondazhet e bëra, Partia Demokratike ka rritje të mbështetësve. “Partia Demokratike, në të gjitha sondazhet që janë bërë ka pasur një rritje të lartë, sidomos pas prezantimit të programit dhe prezantimit të ekipit. Në sondazhet tona të brendshme dhe në sondazhet e Partisë Socialiste, PD-ja është forcë e parë. Ka të dhëna që ka akoma një grup qytetarësh, të cilët janë të pavendosur, janë të lëkundur”.

Ka zona që janë të majta, do të mbeten të majta dhe le ta njohim. Ne po përpiqemi të komunikojmë me çdo qytetar, pa asnjë dallim. Jem i duke i thënë që është votë për ta dhe për familjen  e tyre. Po përpiqemi të flasim dhe në zonat që janë të majta. Mbështetja është përtej kësaj që shohim, se ka dhe njerëz nën presion”, shton Tabaku.

Kandidatja e Partisë Demokratike flet për pjesëmarrje masive në zgjedhje. “Ju do ta shikoni që pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë mbi 55%. Sipas pritshmërive tona, shqiptarët do të votojnë më shumë se në vitin 2013 dhe do të shkojnë masivisht të votojnë për ndryshimin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA