“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni

12/04/2021 08:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë “InstaStory” në rrjete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim? Përgjigja: JO.”, shkruhet në postimi e Bashës.

“Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha më tej.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA