Makina përplaset me shtyllën, pa drita zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh e Gurrë e vogël
12/04/2021 19:21
Përplasja e një makine me shtyllën elektrike ka sjellë që të jenë pa energji elektrike pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël.
Mirëmbrëma/ Njoftim për abonentët Tiranë
Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit
Top Channel