Konflikti me Rusinë, Turqia i del në krah Ukrainës

12/04/2021 14:32

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për uljen e tensioneve në Ukrainë, të cilat kanë shtuar frikën se situata mund të përshkallëzohet deri në një konfrontim të plotë ushtarak. Erdogan deklaroi se integriteti i Ukrainës duhet të ruhet.

Erdogan deklaroi se integriteti i Ukrainës duhet të ruhet.

“Ne besojmë se kriza aktuale duhet të zgjidhet mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe të ligjit ndërkombëtar, duke përdorur metoda paqësore dhe diplomatike. Si Turqi, ne e kemi mbrojtur fort integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. E kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë në parim për të mos njohur pushtimin e Krimesë”.

Edhe pse ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën, Ankaraja mban lidhje të mira edhe me Kievin. Ajo e dënoi me forcë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe është praktikisht fuqia mbrojtëse tradicionale e pakicës tatare që përbën rreth 10 përqind të popullsisë së Krimesë. Takimi u përqendrua edhe tek zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas Zelenskyj, të dy shtetet synojnë të bashkëpunojnë në sektorin e armëve dhe veçanërisht në ndërtimin e avionëve. Kievi tashmë ka marrë gjashtë dronë luftarakë turq të llojit Bayraktar. Të dy krerët e shteteve ranë dakord gjithashtu për të bërë më të lehtë udhëtimet mes dy vendeve.informacionet për tensionet e rritura në zonën e konfliktit dhe lëvizjet e trupave ruse drejt kufirit ukrainas kanë shkaktuar shqetësime të mëdha kohët e fundit. Pjesë të zonave Luhansk dhe Donetsk përgjatë kufirit rus kanë qenë nën kontrollin e rebelëve besnikë të Moskës që prej 2014-tes, e sipas OKB-sw më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë që nga ajo kohë.

Top Channel