FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që qëlluan për vdekje gazetarin grek në prag të shtëpisë

12/04/2021 11:29

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek George Karaivaz.

Pamjet e siguruara nga mediet greke kanë rënë në duart e policisë, të cilët po hetojnë cështjen dhe kërkojnë prova për të identifikuar autorët. Në fotografi duket se si shoferi i motorit të zi “Beverly” është veshur me një helmetë të bardhë me xham të zi dhe ka veshur rroba të errëta.

Ndërsa pasagjeri dhe ekzekutuesi i pretenduar i gazetarit ka një maskë të zezë, është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri. Ndërkohë, avokati i gazetarit pritet të dëshmojë në mënyrë që të tregojë çdo incident ose raport që mund të hedhë dritë mbi çështjen.

Sipas informacioneve që kanë autoritetet deri tani, pasi qëlluan për vdekje gazetarin, autorët u larguan në një pikë të panjohur, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.

Policia po shqyrton plotësisht makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre për ditë.

Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular, janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

Si ndodhi ngjarja

17 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes së gazetarit grek Jorgos Karaivaz që është ekzekutuar në mënyrë mafioze pas orës dy të mesditës të së premtes, para shtëpisë së tij në lagjen Alimo në jug të Athinë, sapo është kthyer nga puna.

6 plumba në trup të qëlluara nga pistoleta 9 milimetërsha me silenciator kanë qenë të mjaftueshme për vrasësit t’i mbyllnin gojën gazetarit të kronikës të kanalit televiziv Star dhe të një portali informativ.

Policia që ka izoluar vendngjarjen mbledh informacione nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë okularë për dy persona me një motoçikletë të vogël që i kishin ngritur pritë para shtëpisë.

Por vrasja ka qenë pa zhurmë sa askush nuk ka kuptuar diçka për minuta të tëra. Ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vrasjes ndërsa po hetohen edhe çështjet për të cilat po investigonte gazetari në fjalë.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në Greqi dhe përgjegjësinë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel