Ciklon shkatërrimtar në Australi, “fshin” çdo gjë në rrugën e tij

12/04/2021 14:50

Cikloni tropikal Seroja la pas një vazhdë shkatërrimesh përgjatë një rrip toke prej 1000 km që goditi në Australinë Perëndimore.

Stuhia e kategorisë 3 preku tokën pranë qytetit Kalbarri dhe erëra që mbërrinin fuqinë 170km/h. Ajo e humbi më pas disi forcën e saj, por erërat e fuqishme vazhduan të lëviznin drejt juglindjes.

Banorët tregojnë sesi cikloni shkatërroi shtëpi, rrëzoi pemë e linja të energjisë elektrike. Ishte e tmerrshme tha një prej tyre, Debbie Major për Australian Broadcasting Corporation. “ Ne jemi një qytet I vogël. Gjysma është rrafshuar”, u shpreh ajo.

Sipas meteorologëve vendas, Seroja ndoqi një rrugë të pazakontë e fitoi fillimisht një fuqi të pazakontë gjatë natës, teksa lëvizte nga Kalbarri ne Geraldton. Disa qytete në juglindje të këtij shtetit mbeten ne “alarm të kuq”, çka do të thotë se autoritetet i këshillojnë që gjejnë strehime të sigurta, ndërsa agjencitë e shërbimeve të emergjencës, thonë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar nivelin real të dëmeve.

Top Channel